‘Lojtarët me ngjyrë nuk e ruajnë përqendrimin për 90 minuta’/ Deklarata e ish lojtarit të Altetico Madrid shkakton polemika në Spanjë

0%

Në median sportive spanjolle shpërthejnë polemika të forta dhe shkaku për këtë është bër Rade Bogdanovic. Ish futbollisti i Atletico Madrid bëri një deklaratë aspak të këndshme teksa ishte duke komentuar ndeshjen mes Belgjikës dhe Iranit në një televizion të Serbisë.

Bogdanovic foli për momentin e ndëshkimit me karton të kuq të futbollistit belg Ngoy dhe aty bëri edhe komentin e pavend ‘Kartoni i kuq i Ngoy? Unë nuk jam racist, por gjithnjë e kam thënë se futbollistët me ngjyrë nuk e ruajnë përqendrimin për më shumë se 60-80 minuta’-ishte deklarata e Bogdanovic, një deklaratë që u stigmatizua menjëherë në median iberike.

Burimi: Bota Sot