Tifozët e Norvegjisë mbushën Nju Jorkun përpara ndeshjes së tyre kundër Senegalit në stadiumin MetLife. Nga Times Square, tifozët e lyen sheshin e famshëm me të kuqe me bluzat e tyre dhe më pas performuan ‘Rrahjen Viking’, duke magjepsur këdo që ndodhej duke kaluar aty pranë. Ata bënë të njëjtën gjë në metro, shkruan ANSA. Vëmendja e tyre është tërësisht te ylli Erling Haaland.
“Po, ata e kanë Haaland, por jo vetëm kaq. Varet nga ne të përgatitemi për Norvegjinë”, tha portieri rezervë i Senegalit, Mory Diaw.
