Gola merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg

0%

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian Gola, po merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i cili po zhvillohet në Strasburg nga 22 deri më .

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij sesioni deputetët e APKE-së do të diskutojnë dhe shqyrtojnë një sërë çështjesh që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Evropë dhe më gjerë.

Gjatë qëndrimit të tij në Strasburg, nënkryetari Gola do të marrë pjesë në seancat plenare të Asamblesë, në mbledhjet e Grupit Socialist (SOC), si dhe në takimet e komiteteve përkatëse të APKE-së. Ai gjithashtu pritet të kontribuojë në debatet parlamentare mbi temat në agjendë dhe të ketë mundësinë t’u drejtojë pyetje personaliteteve ndërkombëtare që do t’i drejtohen Asamblesë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në margjinat e sesionit, Gola do të zhvillojë takime me deputetë dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare. Po ashtu, ai është i ftuar të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, në nder të sesionit të APKE-së.

Burimi: Bota Sot