Franca në epërsi pas pjesës së parë, Mbappe rivalizon Messin

0%

Shpërndaje në: Franca po udhëheq 1:0 ndaj Irakut pas pjesës së parë të ndeshjes në Philadelphia. Kylian Mbappe shënoi supergol për Francën në minutën e 14-të. Michael Olisse bëri asistimin. Mbappe tani i ka 15 gola në Kupa të Botës. Dhe tani është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Botërorëve. Lionel Messi është i pari me 18 gola.

Miroslav Klose renditet i dyti me 16, kurse Mbappe është i treti me 15, sa i ka edhe braziliani Ronaldo. Ronaldo i ka shënuar 15 gola në 19 ndeshje, kurse Mappe në 16 ndeshje. Ai po e luan ndeshjen e 100-të me Francën, ndërsa tashmë i ka 59 gola. Ka 11 gola në 12 ndeshjet e fundit.

Burimi: Koha