Zelanda e Re e kërkon fitoren e parë në Kupë të Botës

0%

Shpërndaje në: Zelanda e Re do ta kërkojë në Vancouver fitoren e parë në Kupë të Botës në ndeshjen ndaj Egjiptit, që vlerësohet përfaqësuese e fortë e me yje në skuadër. Ndeshja mes Zelandës së Re dhe Egjiptit luhet në orën 3 të mëngjesit të së hënës me kohën në Kosovë. Të katër përfaqësueset e Grupit G, ku janë edhe Irani dhe Belgjika, kanë nga një pikë.

Zelanda e Re ka barazuar në katër ndeshjet e Kupës së Botës në këtë shekull. Një tjetër rezultat i barabartë, do ta barazonte rekordin e vitit 2002 të Belgjikës. Egjipti asnjëherë nuk ka arritur që ta kalojë fazën grupore dhe synon që ta bëjë një gjë të tillë në këtë edicion. Zelanda e Re për herë të parë do të përballet me një shtet afrikan në Botëror.

Zelanda e Re dhe Egjipti janë takuar edhe më herët në ndeshje miqësore. Për herë të fundit, Egjipti kishte fituar 1:0 në vitin 2024.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha