Trumpi kërcënon Iranin teksa zhvillohen bisedimet në Zvicër

0%

Shpërndaje në: Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në Truth Social se Irani duhet të ndalojë përfaqësuesit e tij në Liban që të krijojnë probleme. Trumpi e ka fjalën për grupin militant Hezbollah, të mbështetur nga Irani, i cili po vazhdon sulmet me Izraelin në jug të Libanit. Presidenti amerikan ka kërcënuar se nëse Irani nuk e bën këtë, atëherë SHBA-ja do ta godasë sërish.

“Irani duhet t’i ndalojë menjëherë përfaqësuesit e tij të paguar shumë në Liban që të shkaktojnë probleme. Nëse nuk e bëjnë këtë, ne do ta godasim Iranin shumë fort përsëri, ashtu siç bëmë javën e kaluar, vetëm më fort”. Deklarata e Trumpit vjen teksa në Zvicër po zhvillohen bisedimet SHBA-Iran, sipas marrëveshjes së nënshkruar nga të dy vendet këtë javë.

Burimi: Koha