Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë para takimit të nivelit të lartë me delegacionin iranian të dielën në Zvicër, se SHBA-ja është e gatshme të “transformojë rrënjësisht” marrëdhëniet me Iranin. “Asnjëherë më parë lidershipi iranian dhe amerikan nuk është takuar në një nivel kaq të lartë”, ka deklaruar Vance.
“Ajo që presidenti na ka kërkuar të bëjmë është të kthejmë një faqe të re për të transformuar marrëdhënien tonë me popullin e Iranit dhe të zgjasim një dorë të shtrirë që i thotë popullit të Iranit se nëse lidershipi juaj është i gatshëm të heqë dorë nga të qenit një nxitës i paqëndrueshmërisë rajonale, nëse ata janë të gatshëm të heqin dorë nga ambiciet e armëve bërthamore për një afat të gjatë, atëherë Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të transformojnë rrënjësisht marrëdhënien tonë me atë vend”, ka thënë Vance.
Ai ka shtuar se është bërë përparim i madh gjatë orëve të fundit dhe pritet që të ketë përparim shtesë në orët në vijim. Sipas Vance, negociatat teknike mund të mos zgjidhin çdo mosmarrëveshje, por siç ka thënë ato “na lejojnë të ulemi së bashku si ekipe për herë të parë në histori”.
