Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një lumë në vendin e quajtur “Skollovc”, në fshatin Dërmjak të Komunës së Hanit të Elezit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur më . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Hetimeve Rajonale dhe Forenzikës, ndërsa ekipet emergjente kanë nxjerrë trupin nga uji.
“Më , në fshatin Dërmjak, Komuna e Hanit të Elezit, në vendin e quajtur “Skollovc”, është gjetur një person pa shenja jete në një lumë. Njësitë e Hetimeve Rajonale dhe Forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet emergjente kanë nxjerrë trupin nga uji. Mjeku kujdestar i QKMF-së në Han të Elezit ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 34-vjeçar, shtetas i Kosovës.
Nga ekzaminimet fillestare nuk janë vërejtur shenja të dukshme të lëndimeve”, t ha ai. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
