Shpërndaje në: Pas barazimit befasues ndaj Kepit të Gjelbër, Spanja të dielën e ka shënuar fitoren e parë në Botëror. Spanja e mposhti thellë 4:0 Arabinë Saudite në ndeshjen që u zhvillua në Atlanta. Spanja në ndeshjen e parë ishte befasuar duke u ndalur në barazim pa gola nga Kepi i Gjelbër. Lamine Yamal e hapi serinë e golave në minutën e dhjetë.
Për yllin e Barcelonës ishte goli i parë në botëror. Mikel Oyarzabal shënoi për 2:0 në minutën e 21-të. Tre minuta më pas, Oyarzabal e realizoi edhe golin e tretë. Hassan Tambakti realizoi autogol në minutën e 49-të për 4:0. Spanja pas dy ndeshjeve në Grupin H ka katër pikë. Arabia Saudite ka një pikë. Arabia Saudite në ndeshjen e parë barazoi 1:1 me Uruguain.
Spanja ndeshjen e fundit e luan më 27 qershor ndaj Uruguait. Ndërsa Arabia Saudite luan me Kepin e Gjelbër.
