Shqipëria e re duhet të ndërtohet pa parti politike dhe me njerëz intelektualë, të diplomuar me djersë dhe që punojnë për vendin. Kështu shprehet mes të tjerash në një video-postim në rrjetin social aktivisti Ilir Vrenozi, demokrati i njohur si një nga kritikët e kreut të selisë blu, Sali Berisha.
Vrenozi thekson që në nisje se protesta popullore do e rrëzojë kryeministrin EdiRrama dhe se ajo ëhstë historike. “Që Edi Rama do dorëzohet, do dorëzohet se me popullin nuk hahet dot. Duhet ta jepte dorëheqjen pak më përpara” , shprehet ai.
Vrenozi bën propozimin e veçantë me disa pika, ku ndër kryesoret mbetet ajo për partitë politike, që të përjashtohen për 10 vite dhe të futet himni shqiptar në shkolla.
“Pas rrëzimit të Edi Ramës të bëhet referendum të heqim me ligj partitë politike për të paktën 10 vjet dhe të na drejtojnë njerëz të mirëarsimuar, që kanë studiuar e diplomuar me djersë, të duam njëri-tjetrin, të duam Shqipërinë, të fusin himnin kombëtar nëpër shkolla, të ndërtojmë Shqipërinë pa parti dhe pa shamata, pa sharje e zënka, një Shqipëri që të mos ikë rinia.
Këto tre javë protestë janë historike dhe vendimtare që ky vend të mos mbahet peng nga partitë politike” , thekson aktivisti demokrat.
