Megan Barton-Hanson tregoi rezultatet e “ndërhyrjeve estetike” të fundit, teksa pozoi me një bikini elegant. Ish-konkurrentja e Love Island, 32 vjeç, shkëlqente me flokët e saj bionde të kthyera mbrapa dhe me format e saj në pah në një rrobabanje rozë të ndezur.
Megan bëri një pozë me buzët e fryra në një selfie, ndërsa lavdëroi klinikën estetike ku kishte kryer trajtimin, shkruan The Sun, transmeton “Bota sot”. Megan Barton-Hanson “Drita e artë e perëndimit dhe ndërhyrjet estetike te @va.clinic po bëjnë mrekulli për mua këto kohë,” shkroi Megan në përshkrimin e postimit.
Selfia joshëse e Megan erdhi vetëm një ditë pasi ajo u “riprezantua” në rrjetet sociale. Megan Barton-Hanson “K a kaluar shumë kohë që kur kam postuar këtu ose kam postuar rregullisht,” filloi ajo, duke e përshkruar më pas veten si një person që më parë ka marrë pjesë në emisione takimesh si Love Island, Celebs Go Dating dhe Ex On The Beach.
