Japonia mposht Tunizinë dhe e bënë garën në Grupin F shumë interesante

0%

Shpërndaje në: Ndryshimi i trajnerit nuk kreu punë për Tunizinë. Pas humbjes 5:1 nga Suedia, përfaqësuesja afrikane u mposht 4:0 nga Japonia. Ndeshja u zhvillua në Guadalupe të Meksikës, në mëngjesin e së dielës, sipas kohës në Kosovë. Japonia shënoi fitore pas barazimit 2:2 me Holandën në xhiron e parë. Dhe e ka bërë garën në Grupin F të Botërorit shumë interesante.

Holanda e Japonia tani i kanë nga katër pikë, ndërsa Suedia i ka tri. Tunizia është pa pikë dhe eliminohet. Më 25 qershor janë ndeshjet Japonia – Suedia dhe Tunizia – Holanda. Pas humbjes nga Suedia, federata algjeriane e shkarkoi Sabri Lamouchin nga posti i selektorit dhe në vend të tij angazhoi Herve Renardin. Daichi Kamada shënoi që në minutën e katërt për Japoninë.

Ayase Ueda i shtoi dy gola, në minutën e 31-të dhe të 83-të. Ndërkohë Junya Ito shënoi gol tjetër në minutën e 69-të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha