Aksident me fatalitet në Vushtrri, humb jetën 22-vjeçari

0%

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë, rreth orës , në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në zonën e Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet.

“Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, një mashkull rreth 22-vjeçar.Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi