Mijëra vetë u mblodhën edhe sot në ditën e 22-të të protestave kundër qeverisë Rama. Një prej protestuesve i bëri thirrje Partisë Socialiste të largojnë Edi Ramën nga partia përndryshe do kthehen në një OJF. “I bëj thirrje PS ta përjashtojë Edi Ramën nga Partia Socialiste. Mos të mbajë mbi vetë mëkatet e Edi Ramës se do reduktohet në një OJF. Shqiptarët të mos bien pre e provokimeve.
Nuk jemi kundër SHBA, Izraelit. Jemi të gjithë këtu për të bërë një të mirë Edi Ramës, ta shpëtojmë nga sëmundja më e keqe që ekziston, despotizmi.”
