Ndeshja mes Turqisë dhe Paraguait dhuroi eliminimin e skuadrës europiane pas humbjes 1:0. Një humbje ku protagonist ishte Matias Galaraza i cili shënoi golin më të shpejtë të turneut duke tundur rrjetën që në minutën e dytë. Por futbollisti i Paraguait është bërë “hit” në rrjet për një tjetër episod të ndeshjes mes dy skuadrave.
Në minutën e 45-të të takimit, kur në fushë kishte shpërthyer një zënkë mes dy ekipeve, Galarza shihet teksa merr në tokë orën që i kishte rënë nga dora gjyqtarit. Në vend që t’ia jepte menjëherë atij, Galarza në mënyrë të papritur e vendosi në dorën e vet orën. Vetëm pasi situata ishte qetësuar plotësisht, ai kishte shkuar duke ia dorëzuar përsëri orën gjyqtarit të ndeshjes.
