Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, analizoi në emisionin “Kampionët e Botës”, fitoren e thellë 5:1 të Holandës ndaj Suedisë. Tekniku kuqezi nuk u kursye ndaj suedezëve, duke thënë se në 20 minutat e para ishin totalisht amatorë dhe jo agresivë në mbrojtje. Po ashtu ai vlerësoi maksimalisht Cody Gakpo, për të cilin tha se ishte lojtari i ndeshjes.
“Mendoj se Holanda luajti ndaj një kundërshtari, në 20 minutat e para, totalisht amator. Holanda në fazën ofensive ishet kreative, dominuese dhe impresionuese. Suedia në 20 minutat e para ishte shumë dobët. Në fazën mbrojtëse nuk ishin agresive. Gakpo lojtar i jashtëzakonshëm. Në një kundër një ishte shumë i mirë. Dy gola dhe një asist, ishte më i miri i ndeshjes”, d eklaroi Bushi.
