‘Dita e Babait’ sjell tjetër përpjekje nga familja Beckham për pajtim me Brooklynin

0%

David dhe Victoria Beckham kanë bërë një tjetër përpjekje publike për të zbutur raportet e tensionuara me djalin e tyre të madh, Brooklyn Beckham, duke i dedikuar postime emocionale me rastin e Ditës së Babait. Victoria ndau në Instagram një mesazh për bashkëshortin e saj ku e përshkroi atë si ‘babanë më të mirë’, duke theksuar se suksesi i tij më i madh kanë qenë gjithmonë fëmijët e tyre.

Ajo publikoi gjithashtu një seri fotosh familjare, përfshirë edhe imazhe nga pushimet ku shfaqet e gjithë familja. Edhe David publikoi një postim të ngjashëm, ku ndau foto nostalgjike me fëmijët e tij, përfshirë edhe Brooklyn Beckham kur ishte fëmijë. Ai theksoi se të qenit baba është roli i tij më i rëndësishëm dhe u shpreh mirënjohës për familjen.

Megjithatë, pavarësisht këtyre mesazheve publike, Brooklyn nuk ka bërë asnjë reagim apo urim për babanë e tij në këtë ditë. Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, i ka dedikuar një postim emocional babait të saj, duke e quajtur atë mbështetjen më të madhe të jetës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mungesa e reagimit nga Brooklyn vjen në vazhdën e tensioneve të vazhdueshme familjare që janë bërë publike prej muajsh. Sipas raportimeve, përçarja mes tij dhe familjes Beckham është thelluar që nga viti i kaluar, pas mosmarrëveshjeve që lidhen edhe me martesën e tij me Nicola Peltz, përfshirë pretendime për ndërhyrje dhe konflikte brenda familjes.

Pavarësisht situatës së tensionuar, David dhe Victoria Beckham vazhdojnë të shfaqin publikisht mesazhe afrimi dhe dashurie ndaj djalit të tyre.

Burimi: Telegrafi