Shpërndaje në: Francisco Conceiçao, ka thënë se nuk ndihen të detyruar t’ia pasojnë topin Cristiano Ronaldos. “Ne nuk e kemi detyrim apo nevojë t’ia pasojmë topin Ronaldos”, ka thënë Conceiçao në konferencë për media të dielën. Ronaldo u kritikuar pas barazimit 1:1 të Portugalisë kundër Kongos në ndeshjen hapëse të Botërorit.
U vlerësua se Ronaldo në disa raste e vendosi dëshirën për të shënuar mbi nevojat e ekipit. Ai ka thënë se Ronaldo është në Kupën e Botës për të ndihmuar Portugalinë njësoj si pjesa tjetër e lojtarëve. “Cristiano është këtu për të ndihmuar, ashtu si çdo lojtar tjetër në ekipin përfaqësues”, ka theksuar futbollisti i Juventusit.
Conceiçao bëri debutimin e tij në kupën e Botës në barazimin kundër Kongos, 24 vjet pasi babai i tij, Sergio Conceiçao luajti për Portugalinë në kupën e Botës në Korenë e Jugut dhe Japoni.
