Dalin pamjet e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO

0%

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e shoqërimit të 34-vjeçarit Elvis Koçi alias Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, ndërsa ka dhënë edhe detaje mbi operacionin për kapjen e tij në Ksamil.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni i koduar “Fast” u finalizua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një pune intensive hetimore dhe operative për lokalizimin e personave në kërkim.

Policia bën me dije se 34-vjeçari është lokalizuar në qendër të Ksamilit, në një automjet tip “Audi”, ku më pas është ndërhyrë për kapjen e tij. Gjatë ndërhyrjes, ai dyshohet se ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë. Sipas autoriteteve, shtetasi E.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

K. (Ç.), 34 vjeç, banues në Elbasan, rezulton person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal në qytetin e Elbasanit.

Policia sqaron se ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila e ka dënuar me 4 vite burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Sipas të dhënave zyrtare, atij i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 9 muaj dhe 9 ditë burgim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot