Yuri Alexandre Santos është berberi zyrtar i Kombëtares së Brazilit dhe një nga njerëzit më të afërt me yjet e Seleçaos. Ai kujdeset për flokët e futbollistëve më të njohur, por edhe të trajnerit Carlo Ancelotti. Në një intervistë interesante, Yuri tregon prapaskenat e punës së tij me Vinicius, Neymarin dhe Endrick-un.
Ai zbulon se Ancelotti preferon të dëgjojë muzikë italiane gjatë prerjes së flokëve. Ndërkohë, Vinicius është shumë i kujdesshëm për pamjen e tij dhe shkon tek ai pothuajse çdo tre ditë. Për Yuri-n, puna me Kombëtaren Braziliane mbetet realizimi i një ëndrre të madhe. Si arritët të bëheni pjesë e Kombëtares Braziliane? Gjithçka nisi me Kupën e Botës 2022.
Më solli Rodrygo, të cilin e njoh që kur ishte 15 vjeç. Jemi miq prej shumë kohësh. Më vjen keq që nuk është këtu, sepse është një djalë me zemër të madhe dhe me një talent të jashtëzakonshëm për futbollin. Tani jeni në Kupën tuaj të dytë të Botës. A e ndiqni ekipin kudo? Po, jam thuajse gjatë gjithë kohës me skuadrën dhe jam gjithmonë në dispozicionin e tyre.
Jo vetëm lojtarët, por kujdeseni edhe për flokët e Ancelottit… Në shtator të vitit 2025 patëm takimin tonë të parë. Që nga ajo ditë, ai i pret flokët vetëm tek unë. Vinicius tallet me të dhe thotë se i ka ‘vjedhur’ berberin. Çfarë modeli flokësh kërkoi? Një stil tradicional, por me një prerje braziliane Si është marrëdhënia juaj me trajnerin? Kam njohur një njeri të veçantë.
Flasim edhe për çështje personale dhe shpresoj që kjo miqësi të zgjasë gjithë jetën. Në takimet tona nuk mungon kurrë pak Itali. Çfarë do të thoni me këtë? Në sfond dëgjohen gjithmonë këngë italiane. Janë të njëjtat këngë që dëgjoja me mamanë time kur isha fëmijë. Ishte e shkruar. Kush është lojtari më i kujdesshëm për pamjen e tij? Vinicius. Ai vjen tek unë çdo tre ditë.
Qoftë për ndeshje apo për aktivitete marketingu, flokët e tij duhet të jenë gjithmonë perfektë. Kush është më gazmori? Ka shumë, por një shembull është Endrick. Çdo herë më thotë se pamja e tij e bukur nuk është meritë e imja, por e tij: ‘Yuri, unë jam i bukur nga natyra’. Po Neymari? Ai është idhulli im më i madh. Të punoj me të është një nder. Po pres me padurim debutimin e tij.
Nëse Brazili fiton Kupën e Botës, a keni menduar për një model të veçantë flokësh? Jo, por lutem që kjo të ndodhë. Një djalë tek i cili askush nuk besonte, që bëhet berberi i Brazilit kampion bote, do të ishte diçka e pabesueshme. Një ëndërr verdhëjeshile.
