Annie Kilner dhe futbollisti Kyle Walker kanë mirëpritur fëmijën e tyre të pestë, një vajzë, duke e quajtur një moment të mbushur me emocion dhe lumturi për familjen. Lajmi u bë i ditur nga vetë ajo, e cila tha se vogëlushja ka sjellë gëzim të madh dhe se familja ndihet e plotësuar me ardhjen e saj.
Çifti, i cili tashmë ka katër djem, ka kërkuar privatësi për të shijuar këto momente të veçanta. Sipas burimeve pranë tyre, të gjithë familjarët janë të entuziazmuar me ardhjen e “princeshës” së tyre të parë. Një burim ka thënë për “Daily Mail” se Annie Kilner, Kyle Walker dhe katër djemtë e tyre janë shumë të lumtur me ardhjen e vajzës së vogël në familje.
Sipas tij, Annie më në fund ka marrë “mini-me”-n e saj, ndërsa Kyle është përshtatur menjëherë me rolin e një “babai vajzash”. Burimi shtoi se familja po e përjeton me shumë gëzim këtë moment të veçantë.
