Alarm i kuq në Francë për shkak të nxehtësisë, ndalohet alkooli – trenat anulohen

0%

Franca ka ndaluar alkoolin në disa evente në një festival masiv kombëtar muzikor, ndërsa një valë e të nxehtit i çon temperaturat drejt niveleve rekord. Festimet vjetore të Fête de la Musique tërheqin miliona njerëz në rrugët e Francës.

Por, me një të tretën e vendit të mbuluar nga paralajmërimet më serioze për valë të të nxehtit, qeveria ka ndaluar konsumin e alkoolit në vendet publike për shkak të alarmit të kuq. “Për të gjitha ngjarjet e organizuara nga shteti dhe agjencitë e tij, janë dhënë udhëzime që të mos ofrohet alkool”, tha zyra e Kryeministrit Sebastien Lecornu.

Temperaturat prej 39-40°C priten nga jugperëndimi përmes rajonit të Parisit në Burgundy, me disa zona që mund të arrijnë 41°C. Temperaturat parashikohet të arrijnë kulmin të hënën dhe autoritetet kanë paralajmëruar se ato mund të arrijnë nivele rekord.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qeveria ka bërë thirrje për kufizime në konsumin e alkoolit “për të ruajtur shërbimet e urgjencës dhe të kujdesit shëndetësor dhe për t’i lejuar stafit mjekësor të përqendrohet në kujdesin për më të prekshmit”. Një valë e fortë nxehtësie është përhapur mbi Evropën, me shumë vende që kanë parë temperatura 10-15 gradë Celsius mbi mesataren sezonale.

Vala e të nxehtit ka vazhduar prej ditësh dhe ka trazuar vendin, duke detyruar anulimin e dhjetëra trenave dhe pezullimin e mësimit. Shërbimi meteorologjik i Francës, Météo-France, tha se ishte “e pasigurt” se sa do të zgjaste vala e të nxehtit, e cila është vlerësuar se do të prekë rreth tre të katërtat e popullsisë.

Për të ndihmuar parisienët dhe turistët të përballojnë vapën, autoritetet po i mbajnë parqet dhe kopshtet në kryeqytetin francez të hapura gjatë gjithë natës.

Burimi: Telegrafi
REKLAMË

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për brendin tuaj.

Reklamo Këtu