Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Klinës. Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti është raportuar rreth orës dhe në të janë përfshirë tri vetura. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.
“Rreth orës , Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Krushevë të Klinës. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka deklaruar Rugova. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te aksidenti.
