Eliminimi i Turqisë nga Kupa e Botës ka shkaktuar reagime të shumta te tifozët. Faqja e mërgimtarëve turk në Gjermani, ka bërë një postim interesant, duke shkruar se i kanë bërë Kosovës padrejtësi në kualifikuese. Madje thuhet se Kosova e ka merituar të luaj në Kupën e Botës para Turqisë, pasi ishte skuadra që luftoi në fushë dhe meritoi fitoren dhe kualifikimin.
”Në kualifikime i kemi bërë padrejtësi Kosovës. Sa do të doja që në vendin tonë të kualifikohej ajo në Kupën e Botës. Sepse skuadra që luftonte në fushë, që dëshironte dhe e meritonte, ishte ajo. Ne, as me lojën tonë dhe as me shpirtin tonë, nuk arritëm të tregojmë se e meritonim këtë turne.”, thuhet në reagim.
Kujtojmë që Kosova ishte një hap larg kualifikimit në Kupën e Botës, por pësoi humbje nga Turqia me rezultat 1:0, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
