Tre persona e marrin me dhunë një vajzë 15-vjeçare nga oborri i shtëpisë së saj në Çegran të Gostivarit

0%

Një rast është denoncuar dje në Polici nga H.D. 50 vjeçare nga fshati Çegran i Gostivarit. Ajo ka raportuar në polici se më rreth orës , tre persona të panjohur me një veturë kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së saj dhe kanë marrë me dhunë vajzën e saj të mitur (15 vjeçe). Sipas dëshmisë së nënës, ata e kanë futur adoleshenten me forcë në makinë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia po ndërmerr masa intensive për gjetjen e vajzës.

Burimi: Telegrafi