Një rast është denoncuar dje në Polici nga H.D. 50 vjeçare nga fshati Çegran i Gostivarit. Ajo ka raportuar në polici se më rreth orës , tre persona të panjohur me një veturë kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së saj dhe kanë marrë me dhunë vajzën e saj të mitur (15 vjeçe). Sipas dëshmisë së nënës, ata e kanë futur adoleshenten me forcë në makinë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia po ndërmerr masa intensive për gjetjen e vajzës.
Burimi:
Bota Sot
