Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka aranzhuar dy miqësore ndaj Arabisë Saudite. Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se “Dardanët” dy ndeshjet ndaj Arabisë Saudite i luan në Stamboll të Turqisë. Ndeshjet do të luhet të hënën dhe të martën.
FBK-ja gjithashtu ka informuar se këto dy ndeshje i shërbejnë përzgjedhësit Bujar Locit për të vlerësuar formën e ekipit para sfidave të rëndësishme ndaj Shqipërisë dhe ndaj Sllovakisë. Kosova i luan dy ndeshjet e fundit të raundit të parë parakualifikues për Eurobasket 2029. Kosova më 2 korrik në Prizren e pret Shqipërinsë, ndërsa më 5 korrik luan në udhëtim ndaj Sllovakisë.
Vendi i parë në grup siguron avancimin në raundin e dytë kualifikues. Gjasa për avancim ka edhe prej pozitës së dytë.
