Të paktën 23 të vrarë në Libanin jugor, Izraeli dhe Hezbollah akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit

0%

Të paktën 23 persona janë vrarë në Libanin jugor nga sulmet ajrore izraelite, më pak se 24 orë pasi u njoftua një armëpushim i ri mes Izraelit dhe Hezbollahut. Sipas autoriteteve lokale, 16 persona humbën jetën në distriktin Nabatieh dhe shtatë të tjerë në rajonin fqinj të Saidas, ndërsa dhjetëra persona mbetën të plagosur.

Mediat shtetërore libaneze raportuan se mes viktimave ishte edhe një familje me katër anëtarë – prindërit dhe dy fëmijët e tyre – të cilët u vranë në qytetin Barish.

Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur “dhjetëra objektiva të Hezbollahut” në jug të Libanit, duke thënë se operacioni ishte përgjigje ndaj mbi 50 raketave dhe predhave të lëshuara nga grupi shiit ndaj forcave izraelite në zonë. Nga ana tjetër, Hezbollahu ka refuzuar armëpushimin e shpallur nga zyrtarët amerikanë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një zyrtar i grupit tha se organizata nuk e njeh marrëveshjen dhe kundërshton çdo operacion ushtarak izraelit brenda territorit libanez.

Zyrtari i lartë i Hezbollahut, Hassan Fadlallah, deklaroi se grupi ka të drejtë të reagojë ndaj sulmeve izraelite, duke kërkuar që Izraeli të respektojë plotësisht armëpushimin dhe të mos ndërmarrë sulme të reja apo të zgjerojë praninë e tij ushtarake në Libanin jugor.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për vazhdimin e operacioneve ushtarake në Liban, duke paralajmëruar se tensionet mund të rrezikojnë marrëveshjen e paqes të arritur së fundmi me Iranin. Sipas raportimeve, i dërguari amerikan Steve Witkoff pritet të zhvillojë bisedime me zyrtarë iranianë në Zvicër për të konsoliduar marrëveshjen.

Pavarësisht armëpushimit të shpallur, përplasjet vazhdojnë në terren. Ministria libaneze e Shëndetësisë raportoi se vetëm të premten 47 persona u vranë dhe 97 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se katër ushtarë të saj humbën jetën.

Konflikti vazhdon të shkaktojë pasoja të rënda humanitare në Libanin jugor, ku qindra mijëra persona mbeten të zhvendosur dhe shumë komunitete janë shkatërruar nga luftimet e muajve të fundit.

Burimi: Bota Sot