“PE i dërgon mesazh të qartë qeverisë së RMV-së për gjuhën shqipe në jurisprudencë”, zbardhet kërkesa e studentëve shqiptarë

0%

Së fundi, Parlamenti Europian ka miratuar një amendament që kërkon përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar këtë si pjesë të detyrimeve për zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Në dokumentin e miratuar, institucionet e Maqedonisë së Veriut ftohen të veprojnë pa vonesa për të garantuar të drejtat gjuhësore dhe njëkohësisht të mos e interpretojnë gabimisht reagimin e studentëve.

PE i bën thirrje autoriteteve të RMV-së që të zgjidhin sa më shpejt këtë çështje, duke theksuar gjithashtu nevojën që protestat e studentëve të mos keqkarakterizohen si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“I bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë të pasaktë protestat e studentëve si të motivuara politikisht apo si një faktor destabilizues”, thuhet në amendament.

Kurse, miratimi i amendamentit nga Parlamenti Europian lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut është vlerësuar si një zhvillim i rëndësishëm dhe si rezultat i presionit qytetar, veçanërisht i protestave të studentëve.

Bexheti kritikon qeverinë Lidhur me këtë temë, profesori Nexhat Bexheti, në një prononcim për “Bota sot”, ka vlerësuar pozitivisht miratimin e amendamentit për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurispondencës në Maqedoninë e Veriut nga Parlamenti Europian.

Nexhat Bexheti Ai e ka cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm dhe si rezultat të presionit qytetar, veçanërisht të studentëve që kanë protestuar për këtë çështje.

“Miratimi i amandamentit për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurispondencës në Maqedoninë e Veriut, nga Parlamentu Europian është lajm për t’u përshëndetur, njëkohësisht edhe lajm inkurajues për kërkesën e studentëve të cilën e kërkuan edhe me protesta paqësore, që u tregua e arsyeshme kërkesa e studentëve.

Qeveria e RMV-së nuk e kuptoi seriozishtë kërkesën e studentëve duke u mbështetur në përvojat e kaluara kur qeveria i merte si shkel e shko kërkesat tjera që u parashtruan paraprakishtë, dhe asnjëra nuk u realizua, studentët me sa duket u frymëzuan ashtu që kjo kërkesë të mos bie në ujë si tjerat kërkesa të shqiptarëve.

Studentët me siguri u pregaditën me seriozitetin e lartë pasi që edhe kërkesa është serioze dhe përmbajtsore. Premieri Mickoski aludoi duke menduar se partneri shqiptar i koalicionit do të ketë aftësi që t’a minimizojë kërkesën me premtime se gjoʻja për disa muaj do të zgjidhet problemi i sedimentuar për disa vite me radhë” , ka thënë ai.

Gjithashtu, Bexheti ka kritikuar edhe qasjen e qeverisë ndaj protestave dhe paralajmërimeve ndërkombëtare, duke theksuar se ato janë interpretuar gabimisht si faktor destabilizues.

“Protestat u mbajtën dy herë, por nuk u ndëgjua nga qeveria, dhe ajo u mundua që t’a kualifikojë si shkaktare për destabilizimin e vendit, dhe se do të ndikojë negativisht për antarsimin e RMV-së në Bashkësinë Europiane.

Qeveria paraprakisht ndodheshte në konflkt diplomatik me Bulgarinë,edhe vala e disa protestave e cenon stabilitetin e shtetit nga natyra ekonomike tashe edhe nga natyra etnike.

Qeveria e RMV-së akoma nuk e kupton rëndësinë e raportit negativ nga Parlamenti Europian,ajo shtiret sikur është ndonjë superfuqi në rajon,nuk bindet me raporte dhe këshillime qëllim mira,politika antieuropiane e qeverisë së RMV-së, mundet të vijë në pikën kritike që Bashkimi Europian mundet të miratojë sanksione të lehta fillestare, që do të ndihet në uljen e standardit jetësor tek qytetarët aktualisht standard jetësor i tangon shtresat e qytetarëve”, ka vlerësuar ai.

Tutje, Bexheti ka theksuar se protestat e studentëve nuk janë destabilizuese dhe kërkoi që qeveria të heqë dorë nga kjo etiketë për to. “Protestat e studentëve nuk janë destabilizuese, dhe qeveria duhet ta braktisë sintagmën “destabilizuese” për protestat.

Parlamenti Evropian (PE) përafërsisht e vendos në një paralele qeverinë e RMV-së me atë të Vuçiqit, duke vlerësuar se ato janë në linja të ngjashme me politika antieuropiane, pasi nuk po i zbatojnë rregullat e anëtarësimit në BE”, ka shtuar ai. Në fund, profesori shtoi se kërkesat e studentëve janë të legjitimura dhe të mbështetura edhe nga institucionet evropiane.

“Kërkesat e studentëve janë në avantazh sepse edhe Parlamenti Europian i kualifikoi të arsyeshme, tani qeveria sa më shpejtë duhet t’a zgjidhë me ligj dhënjen e provimit shtetëror të jurispondencës në gjuhën shqipe.

Na gëzon fakti se studentët ishin këmbëngulës dhe vigjilentë, u ankuan deri te autoritetet europiane, dhe e drejtuan një padrejtësi të kahmotçme”, ka përfunduar Bexheti për “Bota sot”.

“Do të ndjekim çdo hap deri në zbatimin e të drejtës për provimin e jurisprudencës në shqip” Njëri nga organizatorët e protestave të studentëve shqiptarë, Suhejb Memedi nga Lëvizja Studentore dhe avokat i studentëve në Universitetin “Nëna Terezë”, ka deklaruar për “Bota sot” se procesi i monitorimit të çështjes së provimit të jurisprudencës do të vazhdojë deri në zbatimin e plotë të kërkesave të tyre.

Suhejb Memedi Ai ka theksuar se kjo është një e drejtë e garantuar, por ende e pazbatuar në praktikë. “Ne jemi duke e vëzhguar çdo hap sa i përket çështjes së provimit të jurisprudencës. Kjo është një e drejtë që na garantohet, por që ende nuk po zbatohet.

Parlamenti Evropian e shpjegoi qartë dje se të gjitha provimet shtetërore duhet të mbahen edhe në gjuhën shqipe, në mënyrë që të mos shkelet Marrëveshja e Ohrit. Kjo nënkupton edhe një herë se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është i qartë” , ka thënë ai.

Tutje, Memedi ka shtuar se mbështetja nga institucionet evropiane përbën një moment të rëndësishëm në këtë proces, duke kritikuar njëkohësisht qasjen e pushtetit. “Parlamenti Evropian na mbështeti dhe hodhi poshtë deklaratat e partive në pushtet. Nuk duhet të bëhet asnjë harmonizim i ligjit, nuk duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe as të ketë zgjidhje gjysmake.

Kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit dhe mundësinë që provimi të jepet në gjuhën shqipe”, ka cekur ai. Në fund, ai ka theksuar se fuqia e lëvizjes qëndron në unitetin dhe këmbënguljen e studentëve. “Fitoren do ta shohim vetëm atëherë kur të drejtat që na takojnë të zbatohen si në teori, ashtu edhe në praktikë.

Fitorja jonë më e madhe është se u bëmë bashkë, qëndruam stoikë dhe do të shkojmë deri në fund. Një shpresë për të mos u dorëzuar u hap dje nga Parlamenti Evropian”, ka përfunduar Memedi për “Bota sot”.

Burimi: Bota Sot