Mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen Testit të Maturës

0%

Shpërndaje në: Më shumë se 19 mijë nxënës të shkollave të mesme të larta i nënshtrohen sot Testit të Maturës. Testi do të fillojë në orën e do të përfundojë në . Procesi i testimit për 19 mijë e 514 nxënës do të organizohet në 152 qendra të testimit në të gjithë Kosovën. Procesi i testimit do të administrohet nga 1360 administrues.

Testi i Maturës zhvillohet brenda një dite për të gjitha lëndët. Ai përmban 100 pyetje, me nga 25 për katër lëndë: gjuhë amtare, gjuhë angleze, matematikë dhe një lëndë zgjedhore. Pragu i kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore është 40 për qind.

Ky ishte viti i tretë që maturantët kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova dhe jo fizikisht në shkollat e mesme të larta, siç bëhej më herët. Sipas Ministrisë, ky sistem mundëson organizimin dhe sistemimin më të lehtë të nxënësve në qendrat e testimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, këtë vit Kuvendi ka miratuar Ligjin për Maturën Shtetërore, i cili përmban masa të reja disiplinore dhe gjoba për shkeljet gjatë organizimit dhe administrimit të provimit. Bazuar në të, personat fizikë mund të gjobiten nga 1 mijë deri në 2 mijë euro, kurse ata juridikë nga 5 mijë deri në 20 mijë euro.

“1.3.Të bërit e mundur, nga ana e personit zyrtar, aktiviteti kopjues ose keqpërdorues sistematik në ambientet ku mbahet provimi shtetëror i maturës; Në rast se është konstatuar shkelja nga paragrafi 1.3 e nenit 24 të këtij ligji, personi fizik dënohet në shumë prej njëmijë (1,000) deri në dymijë (2,000) euro, kurse personi juridik në shumë prej pesëmijë (5,000) deri në njëzetmijë (20,000) euro”, thuhet në Projektligjin për provimin e maturës shtetërore.

Pavarësisht kësaj, grupet e kopjimit veçse janë aktivizuar në rrjete sociale disa ditë para testimit. Njohësi i arsimit, Dukagjin Pupovci, ka vlerësuar se fenomeni i kopjimit nuk lidhet vetëm me mungesën e kontrollit gjatë provimeve, por edhe me një mentalitet të rrënjosur prej vitesh në shoqëri.

“Vërtetë që kjo në radhë të parë kultivohet në familje, por nga ana tjetër edhe mos marrja e masave nëpër shkolla nga ditët e hershme ndikon që te fëmijët të krijohen shprehi të tilla.

Për fat të keq ne shpeshherë kemi raste kur në provime të ndryshme kombëtare organizohen edhe familje… dhe këtu represioni që e ushtron ligji dhe masat që merr Ministria janë respektivisht të kufizuara kur bëhen organizime të tilla”, ka thënë Pupovci.

Burimi: Koha