Ku qëndrojnë aktualisht bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit?

0%

Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit po përpiqen të rikthehen në rrugën e duhur pas një shtyrjeje që bëri që zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance të anulonte udhëtimin në Zvicër. Këto bisedime teknike ishte planifikuar të nisnin të premten, por u shtynë papritur pas përshkallëzimit të sulmeve vdekjeprurëse mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.

Palët tani kanë rinovuar armëpushimin e tyre të brishtë, i cili në disa raste ka rrezikuar edhe procesin e negociatave mes SHBA-së dhe Iranit. Izraeli është përballur me kritika në rritje nga aleati i tij më i fortë, shkruan cnn.

Si JD Vance ashtu edhe presidenti amerikan, Donald Trump kanë kritikuar ofensivën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Liban gjatë periudhës së bisedimeve për paqe. Megjithatë, së fundmi Trump deklaroi se marrëdhënia e tij me Netanyahun mbetet e fortë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë Trumpin: Netanyahu mund të minojë marrëveshjen me Iranin “Gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mira me Bibin”, tha ai për NBC të premten. “Ndonjëherë thjesht duhet të qetësohesh dhe të përdorësh mendjen”, shtoi ai.

I dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff po udhëton tani drejt Zvicrës, sipas një zyrtari amerikan, ndërsa pritet që t’i bashkohet edhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner. Witkoff dhe Kushner më herët kishin udhëhequr negociatat me Iranin për arritjen e memorandumit fillestar të mirëkuptimit.

Ende nuk është e qartë se kur do të rifillojnë bisedimet, por ato pritet të zhvillohen në resortin malor zviceran Bürgenstock. Të premten, Ministria e Jashtme e Zvicrës njoftoi se “puna përgatitore përkatëse në Bürgenstock po vazhdon”. Negociatorët përballen me një afat prej 60 ditësh për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

Burimi: Telegrafi