I “graduar” në shkallë të larta nga UEFA, Vllaznia i beson ekipin “maestros” italian

0%

Vetemë para pak minutash, klubi i Vllaznisë ka publikuar në rrjetet sociale vendimin për të prezantuar Dario Ieva. Italiani do të mbaj pozicionin e përgatitësit atletik, ndërsa është i diplomuar në “Shkencat Sportive”, sikurse i pajisur me licencat “UEFA C” dhe “UEFA Fitness”, tregues se çfarë “bagazhi” profesional gëzon. “Mirë se erdhe, Dario Ieva!

KF Vllaznia ka kënaqësinë të prezantojë pjesëtarin më të ri të stafit teknik, Dario Ieva, i cili do të marrë detyrën e Përgatitësit Atletik të ekipit tonë për sezonin e ri. I diplomuar në Shkencat Sportive dhe i pajisur me licencat UEFA C dhe UEFA Fitness B, Dario sjell me vete eksperiencë të rëndësishme në futbollin italian dhe atë shqiptar.

Me njohuritë e tij në përgatitjen fizike, analizën e të dhënave sportive, rehabilitimin e dëmtimeve dhe teknologjinë GPS, jemi të bindur se do të japë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e performancës së ekipit. I urojmë Darios suksese dhe mirëseardhje në familjen kuqeblu”, ka shkruar klubi i Vllaznisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këtë lëvizje, ekipi kuqeblu ka marrë tjetër profil, duke i dhënë rëndësi çdo detaji dhe rritur rendimentin profesional në gjirin e saj, aty ku synimi madhor është pjesëmarrja historike në grupet e Conference League, pa harruar rikthimin te titulli në Superiore..

Burimi: Bota Sot