Gent Progni ironizon Ramën: O Shefi i Zegjinesë, po Diasporën do e heqësh nga puna?!

0%

Eksperti Gent Progni ironizoi kryeministrin Edi Rama teksa mori fjalën në protestën masive që po zhvillohet kundër qeverisë, e cila ka mbledhur mijëra shqiptarë jo vetëm nga vendi por edhe emigrantë nga vende të ndryshme. Ai iu referua kryeministrit si “shefi i Zegjinesë” duke e pyetur se sa persona janë në shesh.

Ai tha se janë përballur me presione për të mos dalë në protestë, ndërsa i drejtoi pyetjen se edhe ‘diasporën do ta heqë nga puna’. “I them shefit të Zegjinesë sa 17 mijë e 850 mijë janë në shesh? Janë më shumë o më shumë. Kam tre ditë që na bëjnë presion me civilë dhe foto dhe na çojnë mesazhe mos u paraqisni në protestë. Po tani që ka ardhur diaspora. Do i hiqni nga puna?

Ata do të të heqin ty nga puna. Rama në burg, Berisha në burg. “, tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot