Dy super ndeshje pritet të zhvillohen sonte në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026. Në Grupin F, Holanda do të përballet me Suedinë në një duel që pritet të jetë vendimtar për kreun e grupit, shkruan Gazeta Express. Holandezët e nisën kampanjën me një barazim 2:2 ndaj Japonisë, ndërsa Suedia tregoi forcën e saj duke mposhtur Tunizinë me rezultat bindës 5:1.
Ndeshja nis në orën . Tre orë më vonë, vëmendja do të zhvendoset te Grupi E, ku Gjermania rikthehet në aksion për t’u përballur me Bregun e Fildishtë. Gjermanët vijnë pas fitores spektakolare 7:1 ndaj Curaçaos në ndeshjen e parë, ndërsa afrikanët siguruan tri pikë të rëndësishme falë triumfit minimal 1:0 ndaj Ekuadorit.
Të dyja sfidat pritet të ofrojnë spektakël dhe mund të përcaktojnë fatin e ekipeve në garën për kualifikim në fazën eliminatore.
