Këngëtarja shkëlqeu me një fustan haute couture të Chanel, ndërsa festa madhështore zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Dua Lipa ka ndarë fotografitë e para nga dasma e saj luksoze me aktorin Callum Turner, e cila raportohet se kushtoi rreth 1.5 milionë funte.
Këngëtarja 30-vjeçare dhe aktori 36-vjeçar organizuan një festë madhështore në vilën historike Villa Valguarnera në Siçili, ku kurorëzuan dashurinë e tyre vetëm gjashtë ditë pas ceremonisë civile në Marylebone Town Hall në Londër. Dua u shfaq mahnitëse me një fustan haute couture të Chanel, të dizajnuar nga Matthieu Blazy.
Fustani me shpinë të hapur ishte i zbukuruar me mijëra rruaza argjendi dhe të bardha, ndërsa bishti i tij i gjatë përmbante rreth 25 mijë pendë. Ajo kompletoi pamjen me një vel të madh katedral, i cili thuhet se kërkoi 3,220 orë punë për t’u qëndisur. Ndërkohë, Callum Turner u paraqit elegant me një kostum Louis Vuitton.
Fotografitë tregojnë çiftin duke festuar martesën mes miqve dhe familjarëve, ndërsa mbrëmja u mbyll në orën të mëngjesit me një spektakël fishekzjarrësh që zgjati rreth dhjetë minuta.
