Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij te Boca Juniors pas tri sezonesh të kaluara në klubin e njohur nga Buenos Airesi. Sipas mediave argjentinase, 39-vjeçari nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli aktiv. Përkundrazi, ai synon të vazhdojë karrierën dhe të provojë një sfidë të re në një klub tjetër.
Gjatë periudhës së tij te Boca Juniors, Cavani zhvilloi 81 ndeshje dhe realizoi 28 gola, duke qenë një nga figurat më të njohura të ekipit. Karriera e tij është e mbushur me trofe dhe suksese. Me Napoli fitoi Kupën e Italisë, ndërsa me Paris Saint-Germain ngriti gjashtë tituj kampioni dhe pesë trofe të kupës.
Ai gjithashtu ka luajtur për Manchester United, duke lënë gjurmë edhe në futbollin anglez. Me kombëtaren e Uruguai, Cavani ka fituar edhe Kupën e Amerikës, duke u renditur ndër futbollistët më të suksesshëm të brezit të tij.
Edhe pse i ka mbushur 39 vjet, Cavani vazhdon të tregojë se dëshira për futboll nuk e ka braktisur dhe pritet me interes të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës në karrierën e tij të pasur.
