Brazili i “mallkuar”, dëmtohet dhe largohet mes dhimbjesh ylli i ekipit!

0%

Përtej fitores 3 – 0 kundër Haitit, Brazili po e “qanë” në masë këtë ndeshje në Kupën e Botës. Në minutën e 40-të, sulmuesi Raphinha u largua nga fusha mes dhimbjesh të forta. Ylli i Barcelonës dhe “Seleçaos” pësoi dëmtim në muskujt e pasme të kofshës. Mbetet e paqartë se sa do të mungojë Raphinha, aty ku rreziku i mbylljes së kompeticionit me Brazilin është i madh.

Zakonisht, koha e rikuperimit zgjat 6-12 javë, në raste më të rënda 3-4 muaj. Nëse 29-vjeçari nuk ia del për pjesën tjetër të Botërorit 2026, do të ishte “goditje” e fortë për trajnerin Ancelotti në fazën ofensive.

Burimi: Bota Sot