Real Madridi ka njoftuar zyrtarizisht transferimin e mbrojtësit francez, Ibrahima Konate, i cili vjen si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Liverpoolin. Klubi mbretëror ka zyrtarizuar tashmë edhe transferimin e tretë në këtë afat kalimtar, përveç trajnerit Jose Mourinho.
I fundit që i është bashkuar Los Blancos është qendërmbrojtësi francez, Konate, i cili ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare.
“Real Madrid CF dhe Ibrahima Konate kanë arritur një marrëveshje që ai të bëhet lojtar i Real Madridit për katër sezonet e ardhshme, deri më ”. 👋 ¡Bienvenido, @IbrahimaKonate_ ! 👋 pic.twitter.com/Zv4jT0wxB5 — Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 18, 2026 Para mbrojtësit francez, Real Madridi ka zyrtarizuar edhe transferimin e Marc Cucurellas dhe Bernardo Silvas.
Në listën e zyrtarizimeve të afërta është edhe ylli i Interit, Denzel Dumfries, teksa ka përparuar edhe në negociatat për transferimin e Enzo Fernandez nga Chelsea.
