Zvicra dhe Bosnja dhe Hercegovina po kërkojnë fitoren e parë në Kupën e Botës në Grupin B, në përballjen që zhvillohet në Los Angeles. Zvicra ka arritur në fazën e 1/8 të finales në secilin nga tre Botërorët e fundit, por nuk ka shkuar kurrë më tej se kjo fazë.
Me eksperiencë më të madhe në këtë nivel, zviceranët synojnë ta nisin me fitore kampanjën e tyre dhe të jenë më efikasë para portës, pasi në ndeshjen e parë ndaj Katarit shënuan vetëm një herë nga 26 goditje. Bosnja dhe Hercegovina barazoi me bashkëorganizatoren Kanada në ndeshjen e parë të turneut.
Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet për këtë përballje: Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina Zvicra: Kobel, Rodríguez, Akanji, Elvedi, Widmer, Remo Freuler, Granit Xhaka, Aebischer, Ndoye, Embolo dhe Rieder. Bosnja dhe Hercegovina: Vasilj, Kolashinac, Katiq, Muharemoviq, Dediq, Allajbegoviq, Shunjiq, Tahiroviq, Memiq, Xheko dhe Demiroviq.
