Pas barazimeve në ndeshjet e para Zvicra dhe Bosnje Hercegovina do të synojnë fitoren për tu afruar me kualifikimin. Zvicra humbi dy pikë ndaj Katarit pasi pësoi gol në fund, por mbetet favorite e Grupit B. Bosnja barazoi 1-1 me Kanadanë dhe vjen me një seri prej 9 ndeshjesh pa humbje.
Kjo është përballja e parë zyrtare mes tyre, ndërsa takimi i vetëm i mëparshëm është miqësore në vitin 2016, të cilën Bosnja e fitoi 2-0. Pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.
Burimi:
Bota Sot
