Vozinha i kënaqur për vizën për nënën e tij, por dëshiron të flas për futbollin

0%

Shpërndaje në: Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, nuk ishte shumë i interesuar të fliste, por ka pranuar se ishte shumë i lumtur që nëna e tij u pajis me vizë amerikane dhe do të ishte në gjendje ta shihte duke luajtur në Botëror. 40-vjeçari është një nga yjet e Botërorit, falë paraqitjes impresive me Spanjën.

Ai udhëhoqi Kepin e Gjelbër drejt barazimit pa gola me spanjollët superfavoritë. Vozinha qau pas ndeshjes, ndër të tjera për shkak se nëna e tij, Ana Candida Evora, nuk ishte në gjendje të pajisej me vizë të SHBA-së dhe ta shihte atë nga afër. Kostoja e lartë e la nënë e portierit pa vizë amerikane. Departamenti i Shtetit të SHBA-së ndërhyri pasi komentet e Vozinhas u bënë virale.

Të enjten u konfirmua se Evora udhëton për në SHBA. Kepi i Gjelbër luan të dielën. “Për mua kjo është shumë e rëndësishme sepse e gjithë familja ime më mbështet gjithmonë në gjithçka”, tha Vozinha për gazetarët. “Ta kem atë këtu, për mua është e veçantë. Babai im është gjithashtu këtu, së bashku me vëllain. Kështu që jam shumë i lumtur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Do të doja të sillja më shumë familjarë, por ndonjëherë është e vështirë”. Vozinha megjithatë ka theksuar se duhet të fokusohen në futboll dhe në ndeshjen e radhës.

Burimi: Koha