Vjedhin arkën me para në një xhami në fshatin Isniq të Deçanit

0%

Një person ka njoftuar se disa persona të panjohur nga xhamia e fshatit kanë vjedhur arkën me para. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës në fshatin Isniq, në Deçan. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se person-a të dyshuar të panjohur nga xhamia e fshatit kanë vjedhur arkën me para.

Shuma e parave nuk dihet, kurse rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Burimi: Telegrafi