Sveçla i përgjigjet Ramës për Rrugën A: Po gënjen sërish, në gjykatë nuk e ka dërguar Qeveria

0%

Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtina, Gezim Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, lidhur me projektin e Rrugës A.

Reagimi i Sveçlës erdhi pasi Rama njoftoi se ka nisur faza finale e asfaltimit në këtë rrugë, duke pretenduar se projekti ishte bllokuar tri herë nga Qeveria, e cila, sipas tij, e kishte dërguar rastin në gjykatë. “Këtë projekt tri herë e ka blloku qeveria, tu na çu në gjykatë. Tri herë e kemi fitu rastin. Natyrisht” , kishte shkruar Rama në Facebook.

Megjithatë, Sveçla ka kundërshtuar këto pretendime, duke thënë se procedurat gjyqësore nuk janë iniciuar nga Qeveria, por nga një operator ekonomik që kishte kontestuar procesin e tenderimit. “Perparimi po gënjen, sërish”, ka shkruar ai. “Rrugën A nuk e ka dërguar në gjykatë Qeveria, por një operator ekonomik konkurrent, i cili kontestoi tenderin milionësh”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka vazhduar me kritika ndaj kryetarit të Prishtinës, duke shtuar: “ Deri kur kështu, o Përparim Rama? Çfarë zori ke me gënjy çdo të dytën fjalë?”.

Burimi: Bota Sot