Safet Sushiq identifikon problemin e Bosnjës pas humbje nga Zvicra e kapitenit Granit Xhaka

0%

Ish-përzgjedhësi i Bosnjë e Hercegovinës, Safet Sushiq, ka komentuar humbjen e rëndë 4:1 të boshnjakwve ndaj Zvicrës sw kapitenit Granit Xhaka në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës. Megjithatë, sipas legjendës së futbollit boshnjak, asgjë nuk është humbur ende.

Nëse Bosnja fiton ndaj Katarit në ndeshjen e fundit të grupit, kualifikimi në fazën me eliminim direkt do të ishte pothuajse i sigurt. Sushiq vlerëson se rezultati final nuk pasqyron plotësisht atë që ndodhi në fushë dhe se kartoni i kuq i Tarik Muharemoviqit në minutën e 80-të ndikoi dukshëm në rrjedhën e takimit. “Është një dëm i madh.

Po të mos ishte kartoni i kuq, me shumë gjasë ndeshja do të përfundonte 1:0. Kështu u bë 4:1 dhe, sipas meje, është një humbje tepër e thellë”, tha Sushiq. Ai theksoi se problemi kryesor i Bosnjës qëndron në mesfushë. “Mbrëmë pashë statistikat dhe zviceranët kishin 62 për qind posedim të topit. Arsyeja është se neve gjithmonë na mungon një lojtar në mesfushë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jemi një nga kombëtaret e rralla që luajmë me dy sulmues klasikë. Kështu nuk funksionon. Dikur mundej, kur Edin Xheko ishte 10 vjet më i ri dhe pranë tij luante Vedad Ibisheviq. Tani, kur luan kundër një kundërshtari më të fortë me dy sulmues, humbet një lojtar në qendër të fushës” , shpjegoi Sushiq. “Për ne nuk ka kundërshtarë të lehtë.

Jemi një skuadër me cilësi mesatare dhe do të vuajmë ndaj kujtdo. Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse edhe Katari kanë shansin e tyre; nëse fitojnë, kalojnë më tej. Pres një ndeshje të hapur me shumë gola, por në fund mendoj se ne jemi skuadra më e mirë dhe duhet të fitojmë”, u shpreh Sushiq.

Ndeshja ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës dhe Katarit zhvillohet më 24 qershor në Seattle, me fillim nga ora .

Burimi: Bota Sot