Rita Ora tërheq vëmendjen me një dukje të sofistikuar në Soho House

0%

Rita Ora ka performuar së fundmi në Soho House, ku ka ndarë edhe një sërë fotografish në Instagram, duke treguar paraqitjen e saj elegante. Artistja shqiptare me famë botërore kishte veshur një fustan ngjyrë bezhë dhe në të bardhë. Fustani binte në sy për një element interesant në formë shamie, të vendosur prapa shpinës, duke i dhënë pamjes së saj një stil unik dhe të sofistikuar.

Ajo u shfaq si simbol i elegancës, e kuruar deri në detajin më të vogël. Rita Ora njihet për stilin e saj të veçantë dhe gjithmonë arrin të tërheqë vëmendjen e publikut me paraqitjet e saj. Foto: Rita Ora / Instagram Gjatë eventit, ajo ndau gjithashtu disa video nga performanca e saj live, duke treguar atmosferën e veçantë të mbrëmjes.

Në një postim, ajo falënderoi Soho House duke shkruar: “Faleminderit @sohohouse që më lejoni gjithmonë të vij dhe të bëj një set akustik spontan — është fjalë për fjalë gjëja ime e preferuar në botë për ta bërë!” Gjithashtu, artistja zbuloi për fansat se do të performojë të shtunën në një festival. Foto: Rita Ora / Instagram Foto: Rita Ora / Instagram Foto: Rita Ora / Instagram

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi