Prishtina zyrtarizon largimin e Maliqit dhe Hashanit

0%

Klubi i futbollit Prishtina ka zyrtarizuar ndarjen me ndihmëstrajnerët Behar Maliqi dhe Erdin Hashani. Prishtina ka synime të mëdha në edicionin e ri, të riorganizohet më mirë dhe të kthehet në luftë për trofe dhe jo për mbijetesë. “Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me ndihmëstrajnerët Behar Maliqi dhe Erdin Hashani.

Behar Maliqi largohet nga klubi pas dy viteve të kaluara në shtabin teknik të bardhekaltërve, periudhë gjatë së cilës ishte pjesë e rëndësishme e punës së përditshme dhe e arritjeve të skuadrës. Ndërkohë, Erdin Hashani përfundon angazhimin e tij me FC Prishtinën pas gjashtë muajsh si pjesë e shtabit teknik.

FC Prishtina i falënderon Maliqin dhe Hashanin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë, duke u uruar suksese në vazhdim të karrierës së tyre” , ka njoftuar FC Prishtina.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot