Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok ka nënshkruar ndryshimin kushtetues që vendos kufizim të mandatit për kryeministrat, duke bërë që ish-kryeministri Viktor Orban të mos ketë më mundësi të rikthehet në këtë post. Ndryshimi i 16-të i Kushtetutës hungareze përcakton se askush nuk mund të mbajë postin e kryeministrit për më shumë se tetë vjet gjithsej, pra maksimumi dy mandate.
Rregulli zbatohet edhe për mandatet e kaluara pas vitit 1990, duke e përjashtuar Orbanin, i cili ka drejtuar qeverinë e Hungarisë për shumë vite. Kurrë më nuk do të mund të bëhet kryeministër hungarez, reagon Orban Vendimi u miratua nga parlamenti hungarez me 135 vota pro, 50 kundër dhe 6 abstenime.
Ai u mbështet nga shumica e re politike e udhëhequr nga kryeministri Peter Magyar, i cili fitoi zgjedhjet dhe premtoi reforma të thella politike. Orban, lideri i partisë Fidesz, ka qenë kryeministër në dy periudha: nga viti 1998 deri më 2002 dhe nga 2010 deri në humbjen e pushtetit pas zgjedhjeve të fundit.
Mbështetësit e reformës thonë se kufizimi i mandateve synon të pengojë përqendrimin e tepërt të pushtetit tek një person, ndërsa kundërshtarët argumentojnë se një kufizim i tillë mund të kufizojë vullnetin e votuesve. Ky ndryshim shënon një kthesë të madhe në politikën hungareze dhe mbyll një kapitull të gjatë të dominuar nga Viktor Orban.
