Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se pret një armëpushim të plotë në të gjitha frontet e konfliktit në Lindjen e Mesme, përfshirë Izraelin, Hezbollahun dhe Libanin. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, lideri amerikan theksoi se Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj paqes dhe u bëri thirrje palëve në rajon të mbështesin procesin e negociatave me Iranin.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj paqes dhe ne inkurajojmë të gjithë në rajonin e Lindjes së Mesme të ruajnë angazhimin e tyre për të lejuar që negociatat tona të zhvillohen në mënyrë të suksesshme”, shkroi ai.
Netanyahu sfidon marrëveshjen SHBA-Iran: Nuk do të ndalet ofensiva jonë në Liban Trump vlerësoi gjithashtu reagimin pozitiv të tregjeve financiare ndaj zhvillimeve të fundit diplomatike, duke theksuar se çmimet e naftës kanë rënë ndërsa tregjet e aksioneve kanë shënuar rritje.
“Ne presim një armëpushim të plotë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, Hezbollahun dhe Izraelin”, shtoi 80-vjeçari. Ndryshe, pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, Izraeli ka premtuar sërish se nuk do të tërhiqet nga Libani.
Pika e parë e marrëveshjes SHBA-Iran bën thirrje për “ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”.
