Mickoski takohet me liderët e VLEN-it, fillojnë bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë

0%

Pasditën e sotme ka nisur takimi i paralajmëruar ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe përfaqësuesve të koalicionit VLEN, ku në fokus pritet të jetë rikonstruimi i mundshëm i Qeverisë dhe rishikimi i funksionimit aktual të ekzekutivit.

Sipas informacioneve, në këtë takim po trajtohet puna dyvjeçare e kësaj përbërjeje qeveritare, me theks të veçantë në rezultatet e arritura deri më tani, si dhe në prioritetet dhe sfidat që e presin qeverinë në periudhën e ardhshme. Diskutimet, sipas burimeve politike, synojnë të harmonizojnë qëndrimet brenda partnerëve të koalicionit për hapat e ardhshëm institucionalë.

Ndërkohë, për nesër është paralajmëruar një tjetër takim i kryeministrit Mickoski me përfaqësuesit e ZNAM, partneri më i vogël i koalicionit qeverisës. Edhe në këtë takim pritet të hapen çështje që lidhen me funksionimin e qeverisë dhe mundësinë e ndryshimeve në përbërjen e saj, në kuadër të një procesi më të gjerë rikonfigurimi politik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot