Lewandowski zgjedh klubin e tij të ardhshëm

0%

Sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili njoftoi largimin e tij nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar, ka vendosur të vazhdojë karrierën te Chicago Fire, raporton “Diario Sport”. Sipas raportimit, sulmuesi 37-vjeçar u takua javën e kaluar me drejtuesit e klubit amerikan për t’u njohur nga afër me projektin sportiv.

Pas një jave reflektimi dhe vlerësimi të opsioneve të tij, ai ka dhënë dritën jeshile për transferimin në klubin nga Çikago. Pavarësisht ofertave shumë fitimprurëse nga klubet e Arabisë Saudite, Lewandowski ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Major League Soccer, ku synon të kalojë vitet e fundit si futbollist profesionist.

Ai ka arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare me Chicago Fire, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Sipas burimeve, Lewandowski do të përfitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon, ndërsa klubi i ka ofruar gjithashtu një rol ambasadori pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot
REKLAMË

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për brendin tuaj.

Reklamo Këtu